Blerim Vela jep mesazhin lamtumirës pas largimit nga pozita e Shefit të Stafit të Presidentes

Blerim Vela jep mesazhin lamtumirës pas largimit nga pozita e Shefit të Stafit të Presidentes

Blerim Vela ka reaguar në profilin e tij në platformën “X” pasi sot në orën 16:00 përfundon ditën e fundit të shërbimit të tij si Shef i Stafit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Vela ka thënë se është krenar për punën që ka bërë duke treguar që do t’i rikthehet angazhimit profesional dhe familjes.

“Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes. Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar.Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes”, ka shkruar ai.

Në fund, Vela ka falendëruar kolegët e tij në institucionin e Presidencës, institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin.

“Falenderoj kolegët në Presidencë, institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunimin. Mirëupafshim!”, ka shkruar ai.

Lidhur me largimin e tij ka shkruar edhe Presidenca e Kosovës.

“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në PresidencëShefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Related Articles