Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm gjatë ditës së sotme në lagjën Arbëria në Prishtinë, ku një polic ka mbetur i plagosur dhe një i dyshuar i vrarë.
Nga shkëmbimi i zjarrit me grupin e grabitësve, burime të Enigmës bëjnë me dije se një polic është plagosur, ndërsa një person nga grupi i grabitësve është vrarë, ndërsa një tjetër është arrestuar nga Policia.
Burimet bëjnë me dije se polici i plagosur dyshohet të jetë pjesëtar i FIT-it.
Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.
Një tjetër nga grupi, raportohet të jetë në arrati.
Më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.
Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.