Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Prishtinë që ndërlidhet me rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë.
Në këtë aksion dyshohet se ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi.
I njëjti ka shkëmbyer plumba ndaj policisë së Kosovës gjatë aksionit dhe të njëjtit kanë neutralizuar duke e lënë pa shenja jete.
Në këtë aksion janë arrestuar dy persona të tjerë, ndërsa një tjetër është në arrati. Një polic ka mbetur i plagosur në këmbë.