FIT dhe disa njësi të krimeve të rënda po kthehen në bazë, pas një aksioni të madh i cili sot është ndërmarrë në Dragodan nga Policia e Kosovës, lidhur me grabitjen e argjendarisë në Suharekë që ka ndodhur javën e kaluar.
Ata gjatë këtij aksioni kanë konfiskuar njërën nga veturat e të dyshuarve. Ndërsa policia në këto momente është duke e bastisur shtëpinë e familjes Gashi.
Ndryshe në këtë aksion mbeti i vrarë Dukagjin Gashi si dhe janë arrestuar dy të dyshuarve Bujar Basha dhe Leotrim Cakollin.
Ndërsa në arrati është Korab Gashi, i cili është në kërkim nga policia.