Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion policor për kapjen e personave që dyshohet se janë përfshirë në grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë.
Burimet e Enigmës bëjnë me dije se polici që mbeti i plagosur është Bajri Jonuzi, me gradë rreshter në njësinë e vëzhgimit.
Nuk dihet ende nëse plagët që mori janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë.
Në këtë aksion Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin, Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.
Ndërkaq, Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi, është arratisur.