Vrasja e gruas së Naim Murselit ngrit dyshime, Berisha: Rrëfimi i bashkëshortit s’është pista e vetme e hetimeve

Vrasja e gruas së Naim Murselit ngrit dyshime, Berisha: Rrëfimi i bashkëshortit s’është pista e vetme e hetimeve

Avokati Besnik Berisha, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për rastin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku u vra Liridona Musliu, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit, Behgjet Pacolli dhe hetimet për të zbardhur këtë krim të rëndë.

Avokati Berisha tha se rrëfimi i bashkëshortit të gruas që u vra mbrëmë, Liridona Murseli, nuk është pista e vetme e hetimeve nga organet e rendit.

“Rrëfimi i bashkëshortit, Naim Murselit. nuk është pista e vetme e institucioneve të sigurisë.Institucionet për momentin trajtojnë edhe mundësinë e rrëfimit të viktimës, kurdo që denoncohet një krim, qoftë edhe ai i vjedhjes, qoftë i gjuajtjes ose i rrezikimit të përgjithshëm, institucionet kanë për obligim që ta shohin, a është e mundur, pra ligji i Gravitetit a e mundëson a jo. Rrëfimi i parë është gjithmonë pista e parë”, tha Berisha.

Related Articles