Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim lidhur me 6 të pandehurit lidhur me paratë false në Kosovë.
Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për gjashtë të pandehurit B.A, SH.A, A.A – që të tre nga Shkupi, Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe S.R, M.K dhe H.D – që të tre nga fshati Paldenicë, Komuna e Hanit të Elezit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, Falsifikimi i parasë dhe Shpëlarja e parave”.