Sveçla takohet me homologun kroat

Sveçla takohet me homologun kroat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij kroat, Davor Bozhinoviq.

Sveçla e Bozhinoviq folën për situatën e sigurisë dhe rreziqet e mundshme për destabilizimin e rajonit, ku fokus iu dha sulmeve të njëpasnjëshme të strukturave kriminale të Serbisë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve të policisë në veri, veçanërisht për sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“E njoftova për dëshmitë e institucioneve tona që tregojnë lidhjen dhe angazhimin direkt të Serbisë me të gjithë mekanizmat e saj në realizimin e këtij sulmi”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se Sveçla dhe Bozhinoviq konstatuan se institucionet e të dyja vendeve kanë bashkëpunim të mirë, teksa u dakorduan për thellim të mëtejmë të raporteve mes dy vendeve.

Related Articles