Aktivistja, Zana Avdiu ka reaguar ashpër për rastin e Liridona Murselit, vrasja e së cilës po dyshohet se u porosit nga burri i saj Naim Murseli.
Në një postim në Facebook, Avdiu ka thënë se mentaliteti në Kosovë po sjell vrasje të grave, përdhunime të të miturave, dhunë ndaj grave, mosdhënie të trashëgimisë, vajtime kur lindin vajzat e të gjitha të këqijat për këtë gjini.
Postimi i Avdiut:
Vrasje te grave. Perdhunime te vajzave te mitura. Perdhunime te grave. Dhune ndaj grave. Nuk iu japin trashegimi. Nuk i llogarisin femije vajzat, pjese te familjes, trashegimtare te familjes. Vajtojne kur iu lindin vajzat. Trajtohen si objekte. Nuk i duan ne publik. I dhunojne ne shtepi.
Viti 2023. Kjo eshte jeta e grave dhe e vajzave ne Kosove!.