Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rasteve të fundit të vrasjeve të Kosovë.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka përgëzuar organet e rendit për zbardhjen e rasteve kriminale.
“Sukseset e organeve të rendit në zbardhjen e rasteve kriminale, sikurse rasti i grabitjes së argjendarisë në Suharekë, vrasja e vjehrrit nga dhëndrri i tij e së fundi rasti i vrasjes së Liridona Murselit, e nderojnë Kosoven dhe rrisin kredibilitetin tek institucionet tona të sigurisë”, ka thënë Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Stop dhunës dhe krimit – Me Policinë e Kosovës!
Sukseset e organeve të rendit në zbardhjen e rasteve kriminale, sikurse rasti i grabitjes së argjendarisë në Suharekë, vrasja e vjehrrit nga dhëndrri i tij e së fundi rasti i vrasjes së Liridona Murselit, e nderojnë Kosoven dhe rrisin kredibilitetin tek institucionet tona të sigurisë.
Falënderues ndaj Policisë së Kosovës, hetuesve dhe Prokurorisë për zbardhjen e shpejtë të këtyre akteve kriminale!
Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre. Lutemi shumë që të tilla raste mos të ndodhin më asnjëherë!