Vrasja e Liridona Murselit në Bërnicë të Prishtinës ka tronditur vendin. Tashmë Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë janë në zbardhje të rastit, ku deri më tani janë arrestuar tre persona.
Granit Plana është personi i cili dyshohet se është dorasi në vrasjen e Liridona Murselit, por i arrestuari tjetër me Planën ështe edhe Naim Murseli, burri i Liridonës.
Plana në Polici, siç raportoi Express, ka deklaruar se ka marrë 30 mijë euro nga Naim Murseli për ta qëlluar për vdekje Liridonën. Më pas Paparaci, përmes burimeve të veta raportoi se Naim
Murseli ka pranuar se ishte ai që ka planifikuar vrasjen e gruas së tij.
Reagimet janë të shumta mbi rastin që tronditi vendin. Megjithatë, kujtojmë se Behgjet Pacolli, ishte një person i afërt me Naim Murselin. Kjo e dëshmon edhe nga fotot që kanë këta dy të fundit, teksa Periskopi ua sjell një postim të z. Pacolli më 2022, ku thur lavde për Naim Murselin.
Më poshtë keni postimin:
Më mua këto ditë në SHBA ishte bashkëpuntori im, Naim Murseli, të cilin e njoha kur ishte vetëm 15 vjeç dhe i kishte mbijetuar dy operacioneve të vështira në zemër. Unë nga natyra i dua dhe i mbështes të rinjët, dhe njëri prej tyre është pikërisht Naimi, për të cilin sot jam krenar, cilin e kam ruajtur dhe mbajtur gjithmonë afër. Unë atë e quaj njeriun e 1001 zgjidhjeve, sepse gjithmonë ka zgjidhje për çdo problem. Nga natyra ai është konstruktiv dhe e do punën. Ne së bashku kemi krijuar një harmonizim të bashkëpunimit dhe miqësisë. Sot ai mbush 32 vjeç dhe i uroj shëndet dhe çdo të mirë në jetë. Urime!