Ka folur për mediet, Mujë Ademaj, xhaxhai i së ndjerës, Liridona Murseli, e cila është vrarë të mërkurën në Prishtinë.
Duke ditur se Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij, Ademaj ka deklaruar se më herët s’kanë pasur ndonjë informatë që këta të dy kishin probleme mes vete.
Kujtojmë se Prokuroria ka konfirmuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast, ku njëri nga ta është Naim Murseli, bashkëshorti i së ndjerës dhe Granit Plava, i dyshuar që ka kryer vrasjen.
Murseli është arrestuar në dyshimin se ka paguar Plavën për vrasjen e bashkëshortes.
Derisa të mërkurën në mbrëmje, është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen, duke e quar në tre numrin e të arrestuarve./teve1