Politikani serb liberal , Cedomir Jovanoviç, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka postuar një video në platformën X, të dielën, ku ndodhet në Merdare e tregon se çfarë ka biseduar me Kurtin.
“A është Beogradi aq interesant e i bukur sa kur ishim studentë”, thotë ai ta ketë pyetur Kurti gjatë takimit. Ndërsa përgjigja e tij thotë të ishte “dhe më interesante dhe i bukur, shumë…si Prishtina!”.
Për këtë takim ka njoftuar edhe zyra e kryeministrit,
”Ata biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve”.
“Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.