Klubi Futbollistik “Ballkani” ka arritur marreveshje me trajnerin gjilanas, Bekim Isufin, i cili pritet ta drejtoj skuadren suharekase në sezonin e ri.
Ky është postimi i plotë i FC Ballkanit:
Të dashur tifoz:
Ju njoftojmë së timonieri i FC Ballkani-t për sezonin 2021/22 është emëruar z. Bekim Isufi i cili ishte me i përafert sa i përket misionit dhe vizionit të klubit. Duke parë së këto dy komponente janë harmonizuar kemi vendosur qe drejtimin e klubit na aspektin sportiv për edcionin e ardhshëm t’ia besojmë z. Isufit. Na priftë e mbara Suharekë.