Sulmet ajrore izraelite kanë goditur afërsinë e spitalit Kamal Adwan, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite bombardoi gjithashtu afërsinë e spitalit al-Amal, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.
Spitali al-Amal, drejtohet nga Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), raporton Al Jazeera.
Ndërsa PRCS-ja më herët ka njoftuar se ka humbur kontaktet me dhomën e operacionit në Rripin e Gazës si dhe me të gjitha ekipet e saj për shkak të ndërprerjes së katërt të telekomunikacionit gjatë agresionit në vazhdim në enklavën e rrethuar bregdetare.