Tre nxënës rrahin një tjetër në shkollën teknike “Ismail Dumoshi” në Obiliq

Tre nxënës rrahin një tjetër në shkollën teknike “Ismail Dumoshi” në Obiliq

Disa nxënës të shkollës së mesme teknike “Ismail Dumoshi” që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, derisa ishin në klasë.

Burimet e sinjalit kanë bërë me dije se viktima 15-vjeçar është dërguar në QKMF për trajtim dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në anën tjetër, tre të dyshuarit janë identifikuar nga Policia dhe janë arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen dhe të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Related Articles