Gjilan, kryhet kontroll në një shtëpi dhe një biznes nën dyshimin për tregti të ndaluar dhe shmangie nga tatimi

Gjilan, kryhet kontroll në një shtëpi dhe një biznes nën dyshimin për tregti të ndaluar dhe shmangie nga tatimi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal/biznes në tregun e gjelbër në Gjilan për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar”.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim :

– Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,

– Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.

– Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.

– Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .

– Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.

– Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare etj.

Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.

Related Articles