Kryediplomatja gjermane-Serbisë: Është thelbësore që nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë

Kryediplomatja gjermane-Serbisë: Është thelbësore që nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka folur për afërsinë e Serbisë me Rusinë, gjatë një konferencë për shtyp pas takimit në Slloveni me homologen Tanja Fajon.

Ajo e kritikoi Serbinë për mbajtjen e një ekuilibri midis përafrimit me BE-në dhe Rusinë në të njëjtën kohë. Gjermanja gjithashtu kritikoi presidentin serb për nxitjen e tensioneve me Kosovën.

“Kur flasim për zgjerimin, është thelbësore që nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë”, tha kryediplomatja gjermane, shkruan politico.eu.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë më 17 dhjetor, ajo i kërkoi Beogradit të garantojë qasje të barabartë në media për të gjithë kandidatët politik dhe të ndalojë keqpërdorimin e burimeve të qeverisë në fushatën zgjedhore.

Ndryshe, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i kërkoi të martën kryeministrit hungarez Viktor Orbán të heqë veton e tij për nisjen e bisedimeve të zgjerimit të BE-së me Ukrainën dhe miratimin e donacioneve të reja për Kievin.

Related Articles