Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe Ministrinë e Tregtisë, kanë zhvilluar kontrolle në tre lokacione të një biznesi në kryeqytet, nën dyshimin për “Kontrabandim i mallrave” dhe ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’.
Gjatë këtij operacioni është hasur sasi e konsiderueshme e mallrave për të cilat pronari nuk ka mundur të prezantoj dokumentet e origjinës së këtij malli.
“Në këtë rast Dogana e Kosovës ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të mallrave, të dyshuara si të kontrabanduara, ndërsa Inspektorati i tregut ka bërë bllombimin e depos deri në përfundim të rastit nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, i dyshuari me iniciale G.T. është sjell për intervistim, si person i dyshuar lidhur me dyshimet për veprat penale: “Kontrabandim i mallrave” dhe ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’. Pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve në përgjithësi, përfshirë luftën e pa kompromis edhe kundër krimeve ekonomike që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, thuhet në një njoftim.