KQZ konfirmon se është duke përgatitur përgjigjet për kërkesat e largimit të kryetarëve veriorë

KQZ konfirmon se është duke përgatitur përgjigjet për kërkesat e largimit të kryetarëve veriorë

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar një ditë më parë katër kërkesa për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka konfirmuar se janë duke përgatitur përgjigje ndaj atyre që kanë parashtruar ato.

“Ashtu siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare, kemi pranuar katër e-maile, të cilat kanë pasur të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Mund t’iu konfirmoj se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe duke u përgatitur përgjigjja për to”, ka thënë Elezi.

“Në një kohë sa më të shpejtë do t’iu dërgohet atyre personave apo qytetarëve dhe sigurisht se për përgjigjen do të bëhet e ditur edhe publikisht”.

Related Articles