Policia Metropolitane e Las Vegasit tha se një sulmues i dyshuar në kampusin e Universitetit të Nevada, Las Vegas, “është lokalizuar dhe ka vdekur”.
“Ky është një hetim aktiv. Ju lutemi, vazhdoni të shmangni zonën”, tha policia në X, raporton CNN.
Policia po i përgjigjej raporteve për të shtëna me viktima të shumta në kampus, pranë Beam Hall, sipas një postimi të mëparshëm në mediat sociale.
“Duket se ka shumë viktima në këtë moment. Ju lutemi shmangni zonën dhe do të kemi më shumë informacion së shpejti”, tha policia në X.
Rasti është raportuar në orën 11:54 paradite sipas kohës lokale. Universiteti postoi një njoftim emergjent online, duke thënë, “Policia Universitare po reagon ndaj raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Evakuohuni në ndonjë zonë të sigurt – vraponi-fshihuni-luftoni”.
Menjëherë më pas, universiteti tha në X se policia ka reaguar ndaj “raportimeve tjera për të shtëna në zonën universitare”, dhe këshilloi njerëzit që të shmangin zonën.
Shtëpia e Bardhë tha se po e monitoron “nga afër” ngjarjen.