Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara pas vetos së saj të premten ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, me diplomatin e saj që akuzoi Uashingtonin si “bashkëpunëtor në masakrën brutale të Izraelit” në një deklaratë për këshillin pas votimit.
“Kolegët tanë amerikanë kanë dënuar me vdekje mijëra – nëse jo dhjetëra mijëra – më shumë civilë në Palestinë dhe Izrael, duke përfshirë gra dhe fëmijë, së bashku me punëtorët e OKB-së që po përpiqen t’i ndihmojnë ata”, tha Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Përhershëm rus në OKB, Dmitry Polyansky.
“Dikush mund të thotë shumë fjalë të bukura, por boshe për demokracinë, të drejtat e njeriut, paqen, sigurinë, disa rregulla dhe rend, por sot, ne mësuam vlerën e vërtetë të këtyre fjalëve pasi dy anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së preferuan të mbeten bashkëfajtorë në brutalitetin masakrës të Izraelit”, tha diplomati, në një aludim të dukshëm për ShBA-në dhe Britaninë e Madhe, të cilat abstenuan nga votimi, raporton CNN,.
Rusia ishte në mesin e 13 vendeve që votuan në favor të projekt-rezolutës për Gazën, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve si dhe akses humanitar në Rrip.
Rusia ka vënë në mënyrë të përsëritur veton ndaj projekt-rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonin fundin e sulmit të saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës.