Mbrëmjen e të premtes në media u raportua për zhdukjen e 17-vjeçares, Olta Ejupi nga Vushtrria, e cila sipas deklaratës së nënës së saj, kishte dalë nga shtëpia dhe që nga mbrëmë nuk dinte asgjë për të.
E njëjta përveç kërkesës për ndihmë nga autoritetet e vendit, kërkoi ndihmën edhe nga lexuesesit e Gazetës Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet e veta, e mitura është gjetur nga Policia e Kosovës, të cilët pas kërkimeve hasën në të në qytetin e Fushë Kosovës.
Siç ka deklaruar 17-vjeçarja, largimi i saj nga shtëpia erdhi si shkak i telasheve që i kishte me nënën e saj.
Po ashtu është bërë e ditur se pas përfundimit të procedurave, 17-vjeçarja është dërguar në strehimore.