Elvir Gashijani është një nga futbollistët e rijnë më premtues në Kosovë.
Ai madje është ftuar nga Kombëtarja e Kosovë U19, ku ka arritur edhe të shënojë dy gola.
Lajmi.net ka bërë një intervistë me futbollistin, i cili ka folur për synimet e tij.
Gashijani ka theksuar që një ditë dëshiron të luajë për Kombëtaren e Kosovës.
“Jam i lumtur që kam shënuar për Kosovën U19, pasi kam dhënë maksimumin në pjesën e parë. Një ditë dua të luajë për Kosovën A dhe besojë që me punë dhe me përkushtim do t’ia arrij”, tha ai.
Ai aktivizohet edhe te Llapi, me të cilët ka shënuar disa gola.
17-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar, si dhe në krahun e djathtë të fazës sulmuese.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.