Kurti në Berlin: Mërgata jonë motor i zhvillimit ekonomik

Kurti në Berlin: Mërgata jonë motor i zhvillimit ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me bashkëatdhetarët në Gjerman.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth situatës politike.

Kurti ua prezantoi bashkëatdhetarëve të arriturat e qeverisë që ai e drejton, për afro tre vjet.

Ai tha se mërgata vazhdon të jetë motori qëndror i zhvillimit ekonomik.

“Krahas miratimit të ligjit që ua mundëson bashkatdhetarëve votimin nëpër ambasada të Republikës tonë, kyçjes së të rinjve nga mërgata në Programin për Diplomaci, dhe investimeve që bashkatdhetarët kanë bërë në Kosovë, në këtë takim u fol edhe për rëndësinë e investimeve në sektorin e energjisë së ripërtrishme tash që është hapur ankadi”, tha Kurti.

Related Articles