Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka bërë thirrje grupeve të Hamasit të dorëzohen, duke paralajmëruar se Hamasit po i vjen fundi, ka raportuar BBC-ja të hënën.
Netanyahu ka deklaruar se ushtria izraelite është në rrugë të drejtë, por “humbja e plotë do të marrë më tepër kohë dhe është fillimi i fundit për Hamasin”.
“Unë u them terroristëve të Hamasit se ka mbaruar. Mos vdisni për (shefin e Hamasit, Jahja) Sinwar. Dorëzohuni tani”, ka thënë ai.
Ndërsa, Hamasi ka kërkuar që të plotësohen kërkesat e tij, në të kundërtën, “asnjë peng do të del i gjallë nga Gaza”.
“As armiku fashist dhe lidershipi i tij arrogant… as mbështetësit që qëndrojnë pas tyre… nuk mund t’i marrin të burgosurit e tyre të gjallë pa shkëmbyer, negociuar dhe pajtuar me kushtet e rezistencës”, ka thënë zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida.
Izraeli është zotuar vazhdimisht se do të bëjë gjithçka që mundet për t’i shpëtuar pengjet e mbetura.
Rreth 110 pengje janë liruar gjithsej.