Dhunë në një familje në Prishtinë, gruaja e denoncon bashkëshortin për dhunë psikike

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një grua në lagjen Mati 1 të Prishtinës, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes çiftit, burri dyshohet se ka eskaluar në ofendime ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i dyshuari, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles