Ministria e Shëndetësisë tha se 18 mijë e 205 njerëz janë vrarë dhe 49 mijë e 645 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori.
Ajo gjithashtu deklaroi se gjatë orëve të fundit, ushtria izraelite kreu 19 “masakra të tmerrshme” në lagje banimi dhe strehimore.
Sulmet e ushtrisë izraelite kanë nxjerrë jashtë shërbimit 22 spitale dhe 46 qendra të kujdesit parësor, raporton Al Jazeera.
Forcat izraelite vazhdojnë të arrestojnë 36 profesionistë mjekësorë, përfshirë Muhammad Abu Salmiya, drejtorin e spitalit al-Shifa.
Sistemi i kujdesit shëndetësor në Gaza ka parë 325 mijë raste të sëmundjeve infektive.
Ushtria izraelite përveç këtyre vazhdon të rrethojë spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës.