Edi Rama refuzoi ftesën për të qenë pjesë e filmit, Donaldi tregon rolin që do kishte kryeministri!

Edi Rama refuzoi ftesën për të qenë pjesë e filmit, Donaldi tregon rolin që do kishte kryeministri!

Ditën e nesërme filmi “5 Herë Jo”, ndryshe i njohur edhe si “filmi i Borës dhe Donaldit”, do të ketë premierën e madhe e më pas do nisë të shfaqet në kinema, ndërsa sot, dy protagonistët, regjizori i projektit kinematografik dhe producenti Ledion Lico, kanë dalë në një konferencë për media. 

Ndër të tjera, ata kanë zbuluar disa detaje nga filmi që nuk i kemi ditur deri më tani, si për shembull edhe faktin që për kryeministrin Rama ishte shkruar një rol në “5 Herë Jo’, rol që kreu i qeverisë nuk e ka pranuar.

Në fakt, ftesa atij i ka ardhur disa muaj më parë edhe nga vetë Donaldi, në emisioni “Më Lër të Flas”, ndërkohë që tani aktori ka zbuluar edhe rolin që Rama do të kishte: 

“I kam bërë një ftesë për të qenë aktor, sepse ndërtuam një rol për të, që Z. Kryeministër të ishte një kamarier në Vuno, që e kishte passwordin e lokalit Rilindje 2050”

Fatkeqësisht Ramën nuk do e shohim dot në rol, ndërkohë që kujtojmë se më parë atë e kemi parë në film, më saktë në “I Love Tropoja”, projektin e Ermal Mamaqit. 

Related Articles