Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci është zgjedhur nga Banka Botërore përfaqësuese e Evropës dhe Azisë Qendrore, në mesin e vetëm tetë deputetëve të rinj nga gjithë bota, për të dialoguar rreth çështjeve zhvillimore, përmes iniciativës globale të deputetëve të rinj (2023-2025 Global Young MP Initiative).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Statovcit e cila shprehu kënaqësinë të jetë përfaqësuese në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
“Më vjen shumë mirë që Republika e Kosovës , ani pse shtet i vogël, dërgon një përfaqësuese në emër të një rajoni kaq të madh, në bashkëpunim me dy institucionet më të mëdha financiare në botë, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar”, tha ajo.