Janë vrarë disa persona nga personeli mjekësor në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës.
Forcat izraelite sulmuan spitalin nën të shtëna të forta dhe granatime artilerie.
Tanket u futen te portat dhe i gjithë objekti është nën bombardime të forta.
Disa pacientë me lëndime të rënda brenda spitalit kanë vdekur për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë dhe mungesës së madhe të furnizimeve mjekësore.
Altoparlantët po përdoren për të thirrur këdo mbi 15 vjeç që të dalë nga ndërtesa me duart në ajër.
Një burim i Al Jazeera-s tha se kjo po ndodh për arsye se forcat izraelite do t’u lidhin sytë, do t’u heqin rrobat dhe do t’i çojnë në zona të pazbuluara për t’i marrë në pyetje.
Kjo është shumë e ngjashme me atë që ndodhi në shkollën Khalifa dhe dy shkollat e tjera të UNRWA-së ditëve të fundit, ku të gjithë meshkujve iu lidhën sytë dhe u dërguan në zona të pazbuluara për t’u marrë në pyetje.