Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës do të mundësohet ndjekja e studimeve në nivelin master ne programin e ri “Gjermanishtja si gjuhë e huaj” si dhe është përuruar salla gjermane, raporton Enigma
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se Departamenti i Gjuhës Gjermane ka qenë bartës i kulturës sonë dhe urë lidhës me partnerë.
Sipas saj, shkollimi i lartë është avantazh për secilin, duke shtuar se një nga çështjet parësore është ofrimi i mundësive për avancimin e të rinjëve.
“Është privilegj të jem pjesë e përurimit të sallës gjermane e cila është pajisur me teknologji moderne dhe libra. Departamenti i Gjuhës Gjermane dhe Letërsisë të UP në përgjithësi kanë qenë bartës i kulturës sonë dhe urë lidhës me partnerët tanë edhe atëherë kur komunikimi me profesionistë ishte i pamundur”.
“Është kënaqësi të shoh rininë tonë që ata të avancojnë. Shkollimi i lartë është avantazh për secilin krijon jetë më të mirë për secilin. Afërsia për popullin gjerman vërehet nga të rinjtë tanë për të mësuar gjuhën gjermane”.
“Më vjen mirë që do prezantohet programi master si gjuhë e huaj. Një nga çështjet parësore është ofrimi i mundësive për avancimin e rinisë sonë”.