Qeveria e Kosovës e ka shtuar buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 40 milionë euro.
Në lidhje me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e alokuar për mbrojtje sivjet e tejkalon nivelin prej 200 milionë euro.
“Ndër vendimet tjera sot, kemi atë të ndarjes së buxhetit shtesë për FSK-në në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2 për qind të bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s”, tha Kurti.