Babai i ish-deputetit Veton Berisha, i dyshuar për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë, kishte marrë mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë luftës

Babai i ish-deputetit Veton Berisha, i dyshuar për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë, kishte marrë mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë luftës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri. Një vajzë 23-vjeçare nga Shqipëria, e cila vuan nga probleme mendore, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga dy persona në Pejë. Lidhur me rastin tashmë janë arrestuar Shaban Berisha dhe Ismet Gogaj.

Shaban Berisha është babai ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha.

Shaban Berisha, bashkë me Ismet Gogajn, dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht 23-vjeçaren, e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur.

Në një video të publikuar vet nga ish-deputeti Berisha, babai i tij, Shabani, kishte marrë mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, me makinën e tij.

“Burrë trim”, “Ndihmoji luftën çlirimtare me veturën e tij”, ishin disa nga fjalët e thëna për Shabanin gjatë dhëniës së mirënjohjes.

Video:

Related Articles