Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një tjetër aksident u shënua mbrëmjen e sotme në hyrje të Klinës, më saktësisht te rrethrrotullimi që lidhet me Prishtinën dhe Pejën.
Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Siç shihet në fotografi, një veturë ka përfunduar jashtë rrugës dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Sipas sinjalizuesit në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia, teksa vetura e cila ka pësuar dëme materiale është larguar nga aty.