Banka Qendrore e ShBA-së, ka dhënë shenja se mund të nisë me uljen e normave të interesit në vitin tjetër.
Kjo mund të kthehet në realitet nëse inflacioni vazhdon të bjerë, raporton BBC.
Parashikimet e bëra nga Rezerva Federale treguan se një shumicë e politikëbërësve presin për rënie të normave kyçe të interesit në vitin 2024.
Megjithatë të mërkurën banka qendrore vendosi që t’i mbajë normat e pandryshuara në 5.25 – 5.5 përqind, që janë më të lartat në 22-vjetët e fundit.