Klinaku citon Calin: “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”

Klinaku citon Calin: “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Speciales, në rastin e Salih Mustafës.

Në vendimin e Apelit, Calit i ulet dënimi i shqiptuar nga 26 vjet në 22.

Lidhur me këtë, Klinaku e ka cituar ish-eprorin e lartë të UÇK-së, i cili në një seancë në Hagë pati thënë:

“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”, kishte thënë Cali.

Faton Klinaku, me këtë rast e ka shpërndarë edhe një fotografi.

Related Articles