Kërcënohet edhe gazetari Burim Pacolli

Kërcënohet edhe gazetari Burim Pacolli

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli, është kërcënuar nga një person përmes rrjetit social Instagram.

Në lidhje me këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku ka shprehur shqetësimin me trendin në rritje të kërcënimeve online drejt gazetarëve nga qytetarët.

“Për AGK-në, kërcënimi ndaj Pacollit është i papranueshëm dhe dënueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet, dhe ndërmarrë hapat e nevojshëm në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës”, thuhet në reagim.

AGK-ja tha se në njoftimin e dërguar te ta, Pacolli ka bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

Related Articles