Në mbledhjen e Kryesisë së Rithemelimit është vendosur të zhvillohen protesta ditën e hënë para kryesisë së Kuvendit dhe të enjten para Parlamentit.
Të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut për t’i hequr imunitetin Sali Berishës. Ndërsa e enjtja shënon edhe seancën e fundit në Kuvend për këtë sesion parlamentar.
Ish-kryeministrit i ishte caktuar masa detyrim paraqitje çdo të hënë, por ai kishte refuzuar tri herë resht të paraqitet para SPAK-ut, duke pretenduar se vendimi ishte në shkelje të Kushtetutës. Në këto kushte SPAK ka ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në “arrest në shtëpi”.
Berisha është i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. /EuronewsAlbania