Rëndom siç ndodh në çdo kohë pushimi, mërgimtarët kosovarë bëjnë gati valixhet dhe nisen për atdhe.
Sigurimi i një bilete të lirë do të konsiderohet fat për ta, por ndodh që pikërisht ky fat, jo rrallë herë t’i bëjë ata traget ideal për mashtruesit online, që ofrojnë bileta udhëtimi me një çmim solid.
Një histori e tille u raportua më 19 prill të 2022-tës, në Kiks Kosova.
Në atë kohë, në Kiks, dhjetëra qytetarë raportuan se si agjencia turistike ”Prishtina Jet” preu në besë mërgimtarët, të cilën kishin blerë biletat për datën 13 prill të po atij viti.
Numri i atyre që planifikuan të merrnin rrugën për Kosovë, për të shfrytëzuar pushimin e Pashkëve ishte i madh, mbi 200 udhëtarë ranë pre e mashtrimit.
Të mërkurën e asaj date mërgimtarët, me valixhe në duar, ia mësynë aeroportit të Bazelit, do të fluturonin për Kosovë në orën 20:30 e aterrimi i tyre në Prishtinë pritej të ndodhte në orën 23:00, mirëpo aeroplani nuk erdhi fare, as në orarin e caktuar e as më vonë, madje në listën e fluturimeve nuk ekzistonte fare një i tillë.
Shumë prej personave që shkuan në aeroport u kthyen prapa, e qindra të tjerë u detyruan të qëndrojnë aty më shpresën që do t’u vijë aeroplani, në telefonat e tyre, në vazhdimësi vinin njoftimet me gjoja shtyrje të orarit të fluturimit, kjo situatë zgjati për rreth 48 orë.
Menjëherë pas publikimit, organet e rëndit nisën hetimet e pronarët e kësaj kompanie fiktive përfunduan në pranga.
Prokuroria Themelore në Prishtinë hartoi aktakuzë ndaj pronarit dhe menaxherëve të kompanisë ”Prishtina Jet”, Mentor Kazazit, Arbër Blakçorit, Nestret Hoxhës dhe Stefanie Zabel, proces ky që është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.