“Shqiptarët në Luginë, pak dhe të përçarë”, është tema që po diskutohet në “Pressing” të T7, para zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të mbahen të dielën e 17 dhjetorit.
E shqiptarët do të përfaqësohen me dy lista. Për këtë Blerim Latifi, profesor i filozofisë, ka thënë se rrezikohet që shqiptarët e Luginës mos ta kenë asnjë përfaqësues në Parlamentin e Serbisë.
Rreth kësaj, Latifi thotë se “shqiptarët nuk po mund t’i tejkalojnë dallimet e tyre”, duke shtuar se “kjo është sëmundje e shqiptarëve”.
“Shqiptarët nuk arrijnë kurrë më i dallu dallimet, inatet, egot e tyre madje edhe në vende të vogla, të cilat nuk kanë popullatë të madhe. Shqiprimi na përmendi 5-6 parti, tamërr mendja që Lugina i ka 10 milionë banorë”.
“Është fatkeqësi që këto zgjedhjet shqiptarët e Luginës shkojnë me dy lista, që pavarësisht çfarë raporti elektoral janë me njëra tjetrën, e ndajnë elektoratin dhe rreziku është që shqiptarët mos ta kenë asnjë deputet në Kuvendin e Serbisë”, ka thënë ai.