Fjalimi i Osmanit që e dëgjoi edhe Kurti: Pres që të bëhet shumë më shumë për Policinë, sidomos Njësitë Speciale

Fjalimi i Osmanit që e dëgjoi edhe Kurti: Pres që të bëhet shumë më shumë për Policinë, sidomos Njësitë Speciale

Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor para Kuvendit të Kosovës, tha se sulmi i 24 shtatorit dëshmoi sërish profesionalizimin e jashtëzakonshëm dhe trimërinë e guximin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Osmani tha se mirëpret rritjen e vlerësimit për Policinë e Kosovës, derisa deklaroi se shpreson se në muajt në vijim do të bëhet edhe më shumë sidomos për njësitë speciale shkaku i rrezikut me të cilin përballen.

“Përkundër vështirësive e sfidave të shumta gjatë këtij viti, falë angazhimit të institucioneve të sigurisë, zbatimi i ligjit në Kosovë është realizuar në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase. Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike, parandalimi dhe zbulimi i krimit, mbrojtja e të drejtave dhe të lirive të njeriut si dhe trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve po dallim. Kanë dëshmuar për një shërbim policor me vlera më të larta, kompetent në të gjitha aspektet. Mirëpres rritjen e vlerësimit për Policinë e Kosovës, përderisa mbes me shpresën se në muajt në vijim do të bëhet edhe shumë më shumë, sidomos për njësitë që janë vazhdimisht në mbrojtje të sovranitetit tonë, duke pasur parasysh rrezikshmërinë me të cilën përballen”, ka deklaruar e para e vendit. 

Related Articles