Tiranë: Plagosi me thikë dy 18-vjeçarë, identifikohet dhe shpallet në kërkim i mituri

Një i mitur është identifikuar dhe shpallur në kërkim, pasi dyshohet që goditi me thikë dy 18-vjeçarë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:30 në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë.

16-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditi me thikë A. M., dhe E. M., të dy 18-vjeçarë, raporton Top Channel.

Pas kryerjes së aktit i dyshuari është larguar, ndërsa tashmë është në kërkim nga policia.

Nga ana tjetër të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles