Instituti Italian për Studime të Politikës Ndërkombëtare ka publikuar një shkrim në faqen e tyre zyrtare sa i përket zgjedhjeve të 17 dhjetorit që do të mbahen të dielën në Serbi.
Ky Institut parashikon që mbase kjo do të jetë hera e parë, që kur Aleksander Vucic mori pushtetin në vitin 2012, që presidenti serb s’do të mund të jetë në gjendje ta krijojë qeverinë i vetëm, e as në bashkëpunim me partinë e Ivica Daçiqit.
ISPI tutje thekson që votimi i të dielës përfaqëson një mundësi historike për opozitën në Serbi, të cilët mund të rezultojnë më të fortë se në zgjedhjet e kaluara dhe duhet të jenë në gjendje që të paktën të krijojnë një koalicion qeverisës të paktën për Beogradin.
Ky Institut në fund thotë se kjo mund të jetë domino e parë që do të çonte në rrëzimin përfundimtar të Aleksander Vuçiqit.
“Më 17 dhjetor, qytetarët serbë po shkojnë në qendrat e votimit për një palë zgjedhje tjera të parakohshme për të rinovuar parlamentin kombëtar, si dhe asamblenë e provincës autonome të Vojvodinës dhe kryetarët e bashkive në rreth 60 komuna, duke përfshirë kryeqytetin Beogradin. Që kur mori pushtetin në vitin 2012, me siguri do të jetë hera e parë që partia e presidentit Aleksandar Vuçiq, partia progresive serbe, nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë as e vetme, as me partnerin e saj tradicional nga Partia Socialiste. Votimi i së dielës përfaqëson një mundësi historike për opozitën, që mund të rezultojë më e fortë se në të kaluarën dhe duhet të jetë në gjendje të formojë një koalicion qeverisës të paktën në kryeqytet. Për regjimin e Vuçiqit, kjo mund të jetë domino e parë që çon në rënien e tij përfundimtare”, thuhet në shkrimin e Institutit Italian.