Tom Lockyer rrëzohet pa ndjenja në fushën e lojës, ndërpritet Bournemouth-Luton

Tom Lockyer rrëzohet pa ndjenja në fushën e lojës, ndërpritet Bournemouth-Luton

Është ndërprerë ndeshja mes Bournemouthit dhe Lutonit, e vlefshme për Premier Leaguen, pasi kapiteni i ekipit mysafir, Tom Lockyer, kolapsoi në fushë.

Ndeshja ishte e barabartë 1:1 dhe kur po zhvillohej minuta e 70-të, kapiteni i Lutonit ra në tokë.

Ndërhyri menjëherë stafi mjekësor, ndërsa lojtarët shkuan drejt zhveshtores.

Lockyeri kolapsoi në fushë edhe në finalen e plejofit për t’u ngjitur në Premier League sezonin e kaluar. Ai shpëtoi dhe vendosi t’i kthehej prapë futbollit.

Related Articles