Vrasja në Gjilan: Viktima është 29-vjeçar, u dërgua në spital me shtatë plagë në trup

Vrasja në Gjilan: Viktima është 29-vjeçar, u dërgua në spital me shtatë plagë në trup

Një person nga fshati Doberqan i Gjilanit ka mbetur i vdekur pas plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënsi për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”.

“Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”.

Ndërkohë drejtori i Spitalit Rajonal në Gjilan, Arsim Emini, ka zbardhur detaje të reja, ku sipas tij viktima është 29-vjeçar dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë me shtatë plagë që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditjet me mjet të mprehtë.

Personi me inicialet A.B i  lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë. Është thirre mjekësia ligjore, e kanë marrë trupin e pa jetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Emini për dukagjinin.

Related Articles