Një burrë në Kaçanik është vetplagosur me armë gjuetie derisa ka qenë në pyll për gjah.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Kaçanik / 17.12.2023 – 10:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë.” / Gazeta Enigma.