Luftimet e ashpra kanë vijuar edhe në orët e para të së hënës në Rripin e Gazës, ka raportuar BBC-ja, duke shtuar se sulme vdekjeprurëse ka pasur nga Izraeli në drejt të jugut dhe të veriut në Gaza.
Nga sulmet në kampet e refugjatëve Jabalia raportohet se janë vrarë 90 persona, derisa vendet perëndimore kanë shtuar presionin ndërkombëtar për arritjen e një armëpushimi.
Sulmi izraelit ndodhi në një bllok banimi ku strehoheshin dy familja, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të Gazës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë thirrje palëve që të bëjnë marrëveshje dhe t’i shkëmbejnë pengjet. Izraeli gjithashtu po përballet me presion për t’i zvogëluar operacionet luftarake, pasi i vrau gabimisht tre pengje të Gazës.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pritet të mbërrijë në Izrael të hënën për t’u takuar me udhëheqësit vendas.