Ish-trajneri historik i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi së fundmi ka folur për skudrën aktuale dhe sukseset që ky grup po i shijon.
Në një prononcim për SuperSport përpara nisjes së mbrëmjes gala “Më të mirët 2023”, Gianni De Biasi, se dashuria e parë, duke iu referuar kombëtares, nuk harrohet.
“Kush e harron dashurinë e parë? Shqipëria ka qenë dhe mbetet dashuria ime e parë. Është e rëndësishme që Shqipëria u rikthye në Europian. Sukses që vjen nga puna e madhe, bravo të gjithëve“, tha De Biasi.
I pyetur se nëse ndjehet xheloz për skuadrën aktuale, ai u shpreh se nuk qëndron diçka e tillë, teksa e përgëzoi edhe trajnerin aktual Sylvinhon.
“Jo, nuk jam xheloz. Asgjë nuk vjen rastësisht. Bravo Sylvinho për punën që ka bërë, bravo edhe atij që i besoi“, tha ai.
“Shqipëria niset e mposhtur, nuk ka asgjë për të humbur në aspektin teorik. Në praktikë besoj se do të kualifikohet Shqipëria”, theksoi tekniku italo-shqiptar.