Mesfushori Luis Alberto do të largohet nga Lazio në afatin kalimtar të janarit për t’u rikthyer në La Liga të Spanjës.
“Calciomercato” shkruan se te Lazio kanë vendosur ta shesin Alberton, për të cilin interesim tashmë kanë shfaqur Sevilla dhe Cadizi.
Për ta lënë të lirë 31-vjeçarin, Lazio po kërkon të paktën 20 milionë euro, ndërsa Sevilla vlerësohet favorit për transferimin e tij.
Edhe Alberto po dëshiron të rikthehet në Spanjë, përkundër që me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Në 21 ndeshje të luajtura këtë edicion, Alberto ka 3 gola e po aq asistime në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Lazios prej vitit 2016, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Liverpooli, Deportivo La Coruna, Malaga e Sevilla